12.03.2019 - 13:25
Seanca për Kelmend Balilin tek Krimet e Rënda është shtyrë për në datën 26 Mars.
Shkak është bërë mungesa e të pandehurit dhe avokatit mbrojtës.
Seanca e sotme është ndjekur nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
Kujtojmë që Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Sipas institucionit të akuzës, Balili i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ ka pasur rolin e organizatorit në trafikimin e një sasie prej afro 800 kg hashash nga Shqipëria drejt Greqisë.
Balili u vetëdorëzua disa javë më parë në polici pas dy vitesh që ishte në arrati.