18.03.2019 - 09:13
Tashmë jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës dhe mesa duket moti në vijim do të karakterizohet nga ditë të ngrohta.
Parashikimi i motit sipas Institutit të Gjeoshkencave:
RESHJET
Sot nuk priten reshje në të gjitha qarqe.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 20 °C
në vendet malore: 4 / 15 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e mesatare deri e forte në bregdet.
ZJARRET NË PYJE
Sot qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Fier pritet të jenë në nivelin ‘I ULËT’ të rrezikut.