Gjatë dekadës së fundit shqiptarët po ‘pushtojnë’ Europën. Bëhet fjalë për shqiptarët azilantë, numri i të cilëve ka qenë në rritje.
Kërkesat më të larta kanë qenë në Francë, kjo për shkak të shanseve më të larta për t’u pranuar në këtë shtet, sesa në vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga Eurostat, në 2018 numri i azilkërkuesve shqiptar në Francë ishte 8,280, nga 19 mijë aplikime që ishin bërë në total në të gjithë BE-në.
Numri i aplikimeve për azil nga shqiptarë:
-Në 2009-2018 numri i aplikimeve për azil nga shqiparët ishte 178.515 aplikime
-Bazuar në këto shifra Shqipëria renditet si vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve
-Në 2015 janë regjistruar rreth 69 mijë aplikime
-Në 2016 u regjistruan rreth 33 mijë
-Në 2017 u regjistruan 26 mijë aplikime
Cilat janë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptarë?
Sipas të dhënave të Eurostat:
-Gjermania
-Franca
-Mbretëria e Bashkuar
a.Në Gjermani: -në 2009 kanë aplikuar 84 mijë shqiptarë, 47% e totalit të aplikimeve
-në 2015 ishin rreth 54.760 aplikime
-në 2018 numri i aplikimeve ra në 1875
b. Në Francë: -në 2009 kanë aplikuar rreth 41 shqiptarë, 23% e totalit
c. Në Mbretërinë e Bashkuar: -në 2009 pati rreth 13 600 azilkërkues shqiptare, 8% e totalit të aplikimeve
d. Në Greqi: -10 vitet e fundit në shtetin fqinjë ka pasur rreth 9500 aplikime
e. Në Suedi: -10 vitet e fundit ka pasur rreth 9 245 aplikime
Vendet e tjera të Europës:
-Holandë
-Belgjikë
-Luksemburg
Në këto tre shtete numri i aplikimeve për azil i kalon 10 mijë.
Pavarësisht numrit të lartë të azilkërkuesve, pranimet e kërkesave për azil janë të ulëta, rreth 1000 në vit.
Kjo për shkak se Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurtë dhe azilantët shqiptarë nuk shihen me prioritet./ E.S