MENU
klinika

"Po kur të jesh mërzitur shumë"

Sikur thoshte Dritëroi

26.03.2019 - 14:07

Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”

Shkrimtari dhe publicisti, anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Dritëro Agolli, ka lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para, poeti i mori ne vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e mbaroi në Gjirokastër. 

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij, janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet ’60-të) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.

Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare: “Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

Me veprimtarinë e tij, Agolli konsiderohet ikonë e letrave shqiptare, duke sjellë risi në letërsinë shqipe. Shkrimtari ka ndërruar jetë më 3 shkurt të vitit 2017, në Tiranë. Autori shumë i dashur i stilit “popullor” ka lënë pas, bashkë me veprën, shumë thënie që mbeten në kujtesën tonë:

 

 

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

 

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

 

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

 

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

 

“U zumë të dy aq shumë për punën Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë”.

 

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit”.

 

“Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

 

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

 

“E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe “zemër” i dhashë: ‘Mbahu!’/ Të nesërmen në fshat kur arritëm, / U tha të tjerëve: ‘Më rrahu!’”

“Jeta është e vështirë. Po vdekja? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë?”.

 

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!