MENU
klinika

Deklarata

Simpoziumi për bektashizmin/ Baba Mondi: Politika të bashkëpunojë

20.03.2019 - 17:28

Në kryegjyshatën botërore Bektashjane në Tiranë, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar me temë “Bektashizmi në Ballkan dhe vlerat në të ardhmen për shoqërinë njerëzore”, dy ditë para festës së Sulltan Nevruzit.

Në këtë simpozium morën pjesë përfaqësues nga gjithë bota islame, nga Shqipëria, Kosova, Rajoni dhe nga vende të ndryshme evropiane e arabe.

Në këtë simpozium mori pjesë edhe kryegjyshi botëror bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i bëri thirrje politikës të bashkëpunojë.

“Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë”, nënvizoi ai.

Baba Mondi nënvizoi se bektashizmi ka pasur një sërë ndikimesh pozitive në historinë e vendit tonë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin