MENU
klinika

Deklarata e ministrit serb

‘S’kemi frikë nga Haradinaj, ushtria do jetë gati’

03.03.2019 - 09:09

Pas deklaratës së Haradinajt, ku deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, kanë ardhur reagimet e para nga Serbia.

Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty. E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.

Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.

“As Vuçiç dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë si të përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviç.

Deklarata e Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat