26.03.2019 - 15:57
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i bëri apel politikës shqiptare të dalë mbi dallimet partiake për të përmbushur objektin kombëtar, hapjen e negociatave me BE.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria ka bërë përparime.
“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”, shkruan Soreca.