MENU
klinika

Lëvizin diplomatët

‘Spastrohet’ Ambasada shqiptare në Athinë

27.03.2019 - 22:13

Diplomatët tanë në Greqi, përkatësisht Florian Nova dhe Enkelejda Riza, janë lëvizur nga detyra.

Florian Nova do kthehet të shërbejë në MPJ sipas nevojave. Më herët u lirua nga detyra Pranvera Skana, e cila ishte këshilltare në Ambasadën Shqiptare në Londër.

Ministri i Jashtëm i komanduar Gent Cakaj informoi dje se ka shkarkuar dhe transferuar 20 punonjës të Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se janë bërë shkarkime dhe lëvizje e se ata janë legjitime.

“Jam i gatshëm të thelloj reformat të cilat nuk janë cenim i punës. Po bëjmë reformën për të përmirësuar performancën në shërbimin diplomatik. Disa prej të shkarkuarve s’ kanë pasur performancën e duhur në punë, një pjesë e tyre është shkarkuar për shkak se ata kanë tejkaluar sjelljen dinjitoze të diplomatit.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë pasur shumë pak kontribut për të merituar vazhdimin në detyrë”, tha Cakaj.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi