MENU
klinika

Reagon ministrja

Spiropali-Bashës: As Derri, as Sokrati s’të ndihmojnë dot!

25.03.2019 - 18:13

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas deklaratave të Prokurorisë dhe Lulzim Bashës për çështjen e lobimeve në SHBA të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali duke përdorur një personazh të Migjenit apo dhe Sokratin thotë se Basha gënjen sapo del nga dera e prokurorisë pastaj bën Sokratin e përvuajtur.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”, shkruan Spiropali.