Ka startuar kampionati i Formula 1 për këtë vit dhe Marcedes e nis aty ku e la vitin e kaluar, me Lewis Hamilton që dominoi dy sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë.
Zhgënjyen tërësisht dy makinat Ferrari. Piloti britanik Hamilton ndali kronometrin në 1’22”600, duke lënë pas me 48 të mijëtat shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.
Paraqitje e mirë e makinës gjermane, që befasoi me kohët e dhëna në pistë, duke lënë pas rivalët.N ë vijën e dytë të nisjes u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i treti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Pierre Gasly.
Sebastian Vettel i pesti, pothuajse 9 të dhjetat e sekondës më e avashtë se Mercedes, ndërsa Leclerc me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e 9-të, me +1’1 (francezi pati probleme me njëvendëshen e tij në pistë).
Provat e sotme treguan se Mercedes kishte ndryshuar shumë krahasuar me testet dimërore, ndërsa Ferrari nuk dha atë që pritej. Mirë u paraqit Kimi Raikkonen me Alfa Romeo, i gjashti, si dhe dy makinat Renault, që hynë në “top-10” vendet e para.