MENU
klinika

"Indian Wells"

Surpriza e madhe, triumfon kanadezja

18.03.2019 - 16:10

Tenisit të femrave duket se i ka ardhur një talente e re. 18-vjeçare kanadeze Bianca Andreescu është shpallur fituese e turneut Masters të Indian Wells.

Ajo mundi 2-1 (6-4, 3-6, 6-4) tenisten gjermane Angelique Kerber, ish-numrin 1 në botë për femra. Një rezultat surprizë, pasi Andreescu mori pjesë në këtë turne përmes një ftese nga organziatorët dhe askush nuk e priste këtë rrugëtim.

Ajo është tensitja e parë me “wild card” që fiton në turneun amerikan, duke ngjitur 25 pozicione njëherazi në renditjen botërore (nga vendi i 50-të në atë nr.25).

Në këtë turne, Andreescu arriti të mundë edhe një tjetër teniste që ka qenë numri 1 në botë, spanjollen Garbine Muguruza  në çerekfinale.

Ky është turneu i parë në karrierë për tenisten kanadeze në karrierën e saj, i pari turne Masters. Ajo është një nga tenistet më të reja në moshë që fiton një Masters, në moshën 18-vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN