MENU
klinika

Deklarata

Synon Bashkinë Durrës?/ Flet ‘rebeli’ i LSI: Marrëdheniet me Kryemadhin

13.03.2019 - 13:07

Edhe pse doli kundër vendimit për djegien e mandatit, deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka theksuar se vazhdon të jetë pjes e partisë.

Në mbarim të seancës parlamentare, Koka foli për mediat ku pohoi se ka marrëdhenie shumë të mira me kryetaren e LSI-së, Monika Kryamdhin.

Ndërkohë i pyetur nëse vijon ende të jetë pjesë e partisë, Koka tha se është ende pjesë e LSI-së.

I pyetur për bashkinë e Durrësit, ai ka thënë prerë se nuk është më ambicia e tij.

“Marrëdheniet kanë qenë dhe janë shumë të mira. igurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar.

Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar.

Ajo që është për të thënë dhe besoj që kërkon vëmendje të madhe nga anëtarët e parlamentit është riparja e kodit zgjedhor.

Sot jemi kthyer qesharake për shkak të këtij kodi. Nëse do të vazhdojnë deputetët t’i binden kryetarëve të partisë për ti emëruar apo shkarkuar, unë mendoj se ky parlament do humbë funksionin e tij.

Ndaj çdo nismë që do të bëjë përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në një mënyrë sa më të drejtë, do të ketë mbështetjen time dhe të deputetëve të opozitës”- tha Koka.