MENU
klinika

Të dhënat

Taksa 100% penalizon eksportet shqiptare drejt Kosovës

06.03.2019 - 17:48

Taksa 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake duket se ka penalizuar edhe vendin tonë.

Që pas vendosjes së kësaj takse, vendi ynë ende nuk ka mundur të transportojë drejt shtetit me të cilin na lidh më së shumti kufiri.

Në lidhje me eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës vihet re se kanë pësuar rënie.

Ndërkohë prodhuesit shqiptarë shprehen se ka një tendencë rritjeje në fund të muajit shkurt.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës:

-Në janar të 2018, Shqipëria eksportoi drejt Kosovës 9.3 mln euro mallra
-Në janar të këtij viti, eksportet ishin rreth 6.8 mln euro