MENU
klinika

Sistemet Europiane

Taksa mbi tokën, roli në rritjen e produktivitetit në bujqësi

22.03.2019 - 15:16

Eksperiencat e sistemeve të tatimit të pasurisë dhe asaj mbi tokën në Europën Qëndrore dhe Lindore tregojnë se tatimi mbi tokën bujqësore është pjesë e tatimit mbi pasurinë e paluajtshme dhe për më tepër, shpesh aplikohen edhe përjashtime nga pagesa e tatimit.

Gjithsesi duhet thënë se nuk ka qenë e mundur të identifikohet ndonjë eksperiencë ose shëmbull i një ligji të veçantë për tatimin e tokës bujqësore.

Megjithatë, duke krahasuar sistemet e tjera të tatimit mbi pasurinë është bërë i mundur identifikimi i disa konsideratave të përgjithshme, të cilat janë gjithashtu të vlefshme për tatimin e tokës bujqësore:

• Në të gjitha rastet, tatimi i tokës bujqësore është një tatim vendor.
• Është një burim i rëndësishëm të ardhurash për pushtetet vendore.
• Ekzistojnë probleme të lidhura me zbatimin dhe vlerësimin e pasurive.
• Ekzistojnë vështirësi të administrimit.
• Jo gjithmonë eshte i administruar nga pushtetet vendore.

Autoriteti i tatimit

Autoriteti i pushtetit vendor për taksat vendore varion nga njëri vend në tjetrin. Pergjithesisht, pushteteve vendore u është dhënë autoriteti për të vendosur për nivelin e tatimit mbi pasurinë e paluajtshme nën juridiksionin e tyre, ndërkohe qe baza e tatimit vendoset me ligj.

Ka disa experienca:

• Në Itali, bashkitë kanë autoritetin të variojnë nivelin e tatimit mbi pasuritë nga një distrikt në tjetrin brenda juridiksionit të tyre, në varësi të shërbimeve publike të ofruara nga secili distrikt.

• Në Francë limitet statutore përcaktojnë nivele maksimale të lejueshme të taksës dhe rritjen e lejueshme në nivelin e një takse relative ndaj rritjes së nivelit të taksës tjetër.

• Në Hungari, pushtetet vendore kanë autoritetin për ta përcaktuar apo jo vendosjen e një takse specifike vendore, si edhe të vendosin nivelin e taksës brenda limitit maksimal të vendosur me ligj. Taksat dhe tatimet vendore përfshijnë tatimin e pasurisë mbi ndërtesat, mbi tokën, taksën komunale, taksën e biznesit, dhe taksen e turistit.

• Në Rumani pushtetet vendore përcaktojnë klasat e tokës për qëllime të tatimit.

Baza e tatimit dhe vlerësimi i tij

Në vendet e zhvilluara, si bazë per vendosjen e tatimit eshte vlera e pasurise.

• Në vendet ku pushteti vendor është në dy ose tre nivele, e njëjta bazë e tatimit mund të tatohet në mënyrë të vazhdueshme nga më shumë se një nivel (Belgjika, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Zvicra [me disa perjashtime], dhe SH.B.A).

• Në vendet e Europës Lindore tatimi mbi token bujqesore mbeshtetet mbi bazen e sipërfaqes se tokes. Ky opsion ishte më i thjeshti për t’u zbatuar, si pasojë e mungesës se tregjeve të pronave dhe sistemeve për vlerësimin e pasurive.

• Letonia është një nga ish – vendet socialiste, e cila përdor vlerën kadastrale te tokes si bazë e tatimit.

• Pushtetet vendore në Hungari kanë variante opsionale për të vendosur bazën e tatimit mbi token. Kjo behet mbi sipërfaqen ose në vlerën e tregut. Theksojme se vetëm dy bashki në Hungari kanë zgjedhur opsionin e fundit.
Vlera e pasurive për qëllimet e tatimet prezantohet nga vlera e qerasë, vlera e tregut, ose vlera e indeksuar e tregut. Bazë për vlerësimin e tatimit mbi pasuritë në Europë është ose vlera e tregut ose vlera e qerasë.

• Në Britaninë e Madhe aplikohet koncepti i vlerës së tregut. Pasuria është vendosur në një nga tetë grupime në përputhje me vlerën e saj të tregut.

• Në Gjermani është një sistem miks (një vlerësim duke kombinuar vlerën e qerasë së ndërtesave, vlerën e tregut të tokës dhe vlerën prodhuese të pyjeve).

• Franca aplikon bazën e vlerës se qerasë për të vlerësuar tatimin e pasurisë mbi ndërtesat.

Tatimpaguesit

Normal qe pronarët e tokes janë përgjegjes për tatimin.

• Megjithatë në Francë, Britani e Madhe, Irlandë dhe Hollandë etj, pushtetet vendore tatojnë edhe qeramarrësit.

• Në Rumani e ne vendet te tjera lindore, personat fizike dhe juridike, të cilët zotërojnë ngastra toke brenda kufijve të bashkive, qyteteve, qytezave, dhe komunave i nënshtrohen tatimit mbi tokën bujqësore.

• Disa prej tyre kanë përcaktuar si tatimpagues, përdoruesit e tokës (në Bullgari) dhe pronarët e ligjshëm apo përfaqësuesit e tyre që kanë një pasuri të paluajtshme në pronësi apo posedim ( në Letoni).

• Tatimi i pasurisë së paluajtshme në Bullgari specifikon se kur e drejta e personit ose e drejta e përdorimit zotërohen nga më shumë se një person, të gjithë personat do të jenë proporcionalisht përgjegjës për pagesën e tatimit në përputhje me pjesën në pronësi të secilit prej tyre. Secili nga bashkëpronarët apo bashkëpërdoruesit, siç mund të jetë rasti, mund të paguajnë tatimin për të gjithë pasurinë në emër të të tjerëve.

Niveli i tatimit

Lidhur me nivelet e tatimit duhet thene se rezultojne experienca te ndryshme. Ja disa prej tyre:

• Në ato vende ku si bazë e tatimit është e përcaktuar vlera e pasurisë, niveli i tatimit është në përqindje të vlerës së pasurisë.

• Në vendet ku baza e tatimit është sipërfaqja e tokës, niveli i tatimit përcaktohet si një sasi fikse për metër katror të siperfaqes se tokës.

• Niveli i tatimit i përcaktuar në ligj, mund të jetë unik për të tërë vendin, ose mund të përcaktojë një nivel maksimal, me të drejtën e pushteteve vendore për të vendosur nivelin e tatimit vendor brenda këtij limiti.

• Përjashtimet nga tatimi janë të përcaktuara me ligj për kategori të caktuara të tatimpaguesve ose në situata specifike. Në raste të rralla, pushteteve vendore mund t’u jepet autoriteti të vendosin një zbritje të përkohshme ose përjashtim nga tatimi për tatimpaguesit në raste specifike.

 Përjashtimet nga tatimi / Zbritje nga pagesa e tatimit

• Përjashtimet nga tatimi, zakonisht janë të përcaktuara me ligj për tu aplikuar mbi kategori të caktuara të tatimpaguesve ose në situata specifike.
• Në raste të rralla, pushteteve vendore mund t’u jepet autoriteti të vendosin një zbritje të përkohshme ose përjashtim nga tatimi për tatimpaguesit në raste specifike.

Administrimi i tatimit

Administrimi i tatimit ka të bëjë me pyetjen kush mbledh, administron dhe detyron pagesën e tatimeve lokale mbi pasuritë.

• Tatimet lokale mbi pasurinë në Francë administrohen nga Ministria e Financave. Drejtoritë e taksave llogarisin detyrimin tatimor dhe shpallin detyrimin tatimor për tatimpaguesit. Zyrat e të ardhurave të Ministrisë së Financave marrin pagesat nga tatimpaguesit të cilat depozitohen në llogaritë e thesarit të pushtetit vendor.
• Në Bullgari zyra e taksave në Ministrinë e Financave është përgjegjëse për administrimin dhe mbledhjen e tatimeve mbi pasuritë e paluajtshme. Menjëherë pas mbledhjes së tatimeve vendore nga administrata tatimore, ato transferohen në llogaritë e pushtetit vendor.

Marrëdhëniet ndër – institucionale

• Zbatimi efiçent i taksave vendore shpesh kërkon mundësi dhe shkëmbim informacioni me agjensitë apo institucionet e tjera të të dyjave, të qeverisë qëndrore dhe asaj vendore.
• Të tilla marrëdhënie nuk mund të rregullohen detyrimisht me ligj. Ato janë shpesh funksion i marrëdhënieve dhe kontakteve ndërmjet zyrtarëve të pushtetit vendor dhe përfaqësuesve lokale të Ministrisë së Financës ose administratës qëndrore të taksës etj./ Universiteti Bujqësor i Tiranës