MENU
klinika

Deklarata

Taksa ndaj Serbisë/ Reeker: Rrezik për raportet me SHBA

04.03.2019 - 21:44

Diplomacia amerikane vijon përmes zyrtarëve të ndryshëm që të ushtrojë presion mbi Prishtinën për vijimin e negociatave dypalëshe me Beogradin.

Ndihmëssekretari i ardhshëm i Shtetit për Europën dhe Eurazinë, Filip Riker që e cilëson taksën 100 për qind ndaj Serbisë, një pengesë serioze për dialogun. Riker, thotë se dialogu mes palëve është dëmtuar rëndë nga tarifa doganore 100 % ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake që Kosova ka miratuar nëntorin e kaluar.

Sipas ish-ambasadorit amerikan në Maqedoni, kjo masë e palës kosovare po rrezikon gjithçka, madje edhe marrëdhëniet bilaterale me SHBA-të.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata pa kushte, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj europiane dhe jo vetëm. Kosovës nuk po i kërkojmë të japë Hënën, por të heqë dorë nga taksa për një kohë të caktuar për interesat vetjakë, të SHBA-ve dhe të gjithë rajonit.

Është fatkeqësi dhe e habitshme që akoma kemi mosmarrëveshje serioze me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje. Kosova nuk do të humbasë asgjë nga negociatat, por i rrezikon të gjitha nëse nuk ulet në tryezën e dialogut, përfshirë raportet me SHBA-të, që kanë investuar shumë në suksesin e saj si shtet i pavarur, multietnik dhe sovran”, deklaroi ai.

Rikier përmendi marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se liderët e rajonit duhet ta marrin si shembull për arritjen e kompromiseve historike.

Duke u fokusuar më gjerësisht te rajoni i Ballkanit, Riker tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat evropiane të të gjitha vendeve të gadishullit jo prej zemërmirësisë, por sepse është e vetmja mënyrë për të pasur paqe dhe stabilitet në mbarë Evropën.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi