Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton tatimpaguesve, se data 30 mars është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Tatimet theksojne se duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës së sotme 29 mars.
“Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.
Admnistrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrimet tatimore“, citohet në njoftim.