Taylor Swift është një prej këngëtareve më të paguara e njëkohësisht më të ndjekura në botë. Por sigurisht që edhe fama ka të këqijat e saj.
Taylor është kërcënuar shpesh nga persona të ndryshëm, të cilët janë prezantuar më pas si fansa të zjarrtë të saj. Së fundmi, këngëtarja është shprehur se është e shqetësuar për sigurinë e saj dhe ka marrë masa.
“Kam patur mjaft ndjekës që janë përpjekur të hyjnë në shtëpi dhe po filloj të përgatitem për gjërat e këqija”, shkruajti ylli i popit në revistën “Elle”.
Vitin e kaluar, Taylor fitoi gjyqin ndaj një burri të armatosur me thikë që u përpoq të hyjë në shtëpinë e saj. Një tjetër u arrestua shkurtin e 2018 pasi sulmoi derën e saj me një lopatë.
Për këtë arsye, këngëtarja mban me vete pajisje urgjence që të trajtohet në rast se plagoset apo lëndohet.