Në lidhje me deklaratat e shefes së diplomacisë në BE, Federica Mogherini për taksën ndaj mallrave serbe ka ardhur një reagim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Haradinaj ka bërë me dije se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën dhe se dialogu mund të vazhdojë edhe pa Mogherinin.
“Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”, -shkruan Haradinaj.
Kujtojmë që Mogherini tha një ditë më parë në Këshillin e Sigurimit në OKB se ditën që do të hiqet taksa do të ftojë një takim të ri për dialogun.