MENU
klinika

Deklarata e fortë

Të njohë Kosovën?/ Zyrtari i SHBA mesazh të fortë Serbisë

02.03.2019 - 09:55

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një panel dedikuar Evropës Juglindore foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se SHBA ia ka bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosoën nuk bëhet fjalë nëse ka korrigjim kufijsh apo jo, por sipas tij duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve.

Gjithashtu Palmer tha se ka një keqkuptim rreth pozicionit amerikan.

Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova.

SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë.

Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko.

Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime”, u shpreh Palmer.

Gjithasht ai kujtoi se SHBA e mbështet prej vitesh Kosovën dhe se tani është koha që të përgjigjet si partnere.

“SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, tha ai.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi