MENU
klinika

Postimi

“Të pamësuar e të paaftë”, çfarë thotë Rama për raportin e DASH?

30.03.2019 - 14:57

Edhe kryeministri Rama ka komentuar sot raportin e DASH për Shqipërinë.

Ai ka shpërndarë në faqen e tij videon nga bashkëbisedimi i minisrit të Jashtëm, Gent Cakaj me gazetarët.

Teksa ka shpërndarë videon, Rama ka bërë edhe një koment për akuzat me të cilat u pasua publikimi i raportit të DASH.

Postimi i Ramës:

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, komenton për publikun Raportin e Departamentit të Shtetit për vitin 2018

(Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre)