MENU
klinika

Detajet

Protestat në Këlcyrë, kreu i PD shoqërohet në polici

11.03.2019 - 13:21

Përshkallëzimi i protestës së banorëve në Këlcyrë ka hyrë në javën e dytë të saj.

Por zhvillimet e fundit nga terreni dhe protesta masive e së shtunës së kaluar kanë acaruar edhe më tepër qëndrimin e Bashkisë dhe të Policisë së Përmetit.

Mesditën e sotme është shoqëruar në polici, kreu i degës së PD në Këlcyrë Luan Malko, i cili si gjithë qytetarët e tjerë të i’u bashkua protestës së fundjavës së kaluar kundër shembjes së banesave dhe objekteve me vendim qeverie në qendër të qytetit.

Për zhvillimet e sotme në Këlcyrë, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, i cili i cilësoi ngjarjet e fundit në mbrojtje të abuzimit dhe arrogancës qeverisëse.

Ai shprehet se banorëve po iu prishen shtëpitë me qëllim për të përfituar një grusht njerëzish miliona euro përmes një projekti fantazmë.

Reagimi i plotë:

Terror ne Kelcyre ne mbrojtje te abuzivizmit e arrogances qeverisese.Ne Kelcyre sot jemi perballe nje operacioni policor terrorizues ndaj banoreve, per t’i bere ata te heshtin per projektin fantazem me vlere miliona Euro e procedurat anti ligjore, qe kerkon te hedhe ne rruge shume familje, gje qe nuk do ta arrijne kurre.

Aktualisht thirret aty ne polici nga drejtuesit e saj Kryetari i deges se PD Z.Luan Malko, per protesten e organizuar diten e shtune kunder shembjes abuzive te dhjetra banesave.

Ishte ajo nje proteste masive, krejt demokratike e paqesore e banoreve kunder ketij akti thellesisht arbitrar, ne kundershtim me te drejtat themeltare te njeriut, aspak transparent, me hije te medha korruptive.

Po keshtu midis te tjereve i behet presion edhe qytetarit Ismet Lile, qe ne menyre shume civile per dite te tera po proteston kunder shembjes se godines se tij, nje godine e ndertuar si te tjerat me leje prekatese shume vite me pare, brenda te gjithe kritereve urbanistike.

Ky dhe bashkeqytetaret e tij, ja kane perplasur te verteten ne sy ne zyre, kryetarit aktual te Bashkise, qe kerkon te shembe shtepite e qytetareve, gje per te cilen eshte shprehur kunder edhe i gjithe Keshilli Bashkiak, duke kerkuar anullimin e atij projekti.

Policia e prokuroria aty duhet te perfshihen jo duke thirrur Kryetarin e PD e banoret, por ideatoret e zbatuesit e ketij projekti te pa ligjeshem, qe i ngjan si dy pika uji atij te Astirit ne Tirane.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!