MENU
klinika

Mungesa e reshjeve

‘Thahet’ Liqeni i Fierzës, niveli i ujit nën kuotat mesatare

24.03.2019 - 13:59

Në verilindje të vendit është e vështirë të kujtohet se kur ka patur reshje shiu për herë të fundit.

Thatësira e tejzgjatur ka pllakosur rajonin duke ndikuar ndjeshëm në mjedis. Burimet kanë shumë herë më pak ujë ndërsa prurjet e lumenjve që furnizojnë liqenin e Fierzës kanë rënë nën mesataren vjetore të 10 viteve të fundit.

Të dy lumenjtë e mëdhenj që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 170 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit po zbret çdo ditë dhe pritet të shkojë drejt 255 metra, thënë ndryshe rreth 30 metra ujë më pak se kuota maksimale.

Fierza thuajse është jashtë pune dhe OSHEE po siguron energjinë nga importi i saj. Në te njëjtën periudhe të vitit të kaluar liqeni i Fierzës thuajse ishte në kuotën maksimale të tij.

Jo vetëm mungesa e reshjeve të shiut në këtë fillim pranvere por edhe reshjet e pakta të borës gjatë dimrit janë faktorët e kësaj thatësire të madhe që po ndikon edhe tek fermerët në nisje të sezonit të mbjelljeve pranverore