MENU
klinika

Zbardhet ngjarja

Tiranë/ Tentoi të vriste 29-vjeçarin, identifikohet autori

17.03.2019 - 20:55

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, Enea Keqa, tek ish-stadiumi “Dinamo” më 14 mars 2019.

Bëhet fjalë për shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Po kështu është proceduar penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

policia-tirane-konica.al
policia-tirane-konica.al

“Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore” njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin