18.03.2019 - 15:28
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas një ngjarjeje të ndodhur në Laç, ku i është vendosur tritol një linje transmetimi të energjisë.
Spiropali shkruan në “Twitter” se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave.
“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan ministrja.