Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një banesë në Durrës,
por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet Q.H., 54 vjeç.
Sipas të dhënave nga policia sasia e vogël e lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, por nuk pati dëme në persona.
Policia raporton se persona të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në oborrin e banesës së 54-vjeçarit i cili jeton vetëm me gruan. Fëmijët e çiftit jetojnë prej kohësh në emigracion.
Deri më tani nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të mundshëm të familjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.