23.03.2019 - 21:50
Vlora sërisht është gjendur nën ethet e flakëve. Një tjetër automjet është djegur mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 maji. Policia bën me dije se po hetohet në dy pista.
Dy pistat mbi të cilat po hetohet janë; zjarrëvënia e qëllimshme ose ndonjë shkëndijë elektrike.
Makina ka qenë në pronësi të shtetases me inicialet J.B.
Nga fillimi i këtij viti e deri më tani, në Vlorë u janë vënë flaka plot 12 makinave.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së sotme.