MENU
klinika

Aksion pastrimi në Gjirokastër

Turistët thirrje shqiptarëve: Mbani pastër ambientin!

17.03.2019 - 13:19

Disa turistë të huaj të ndodhur në Gjirokastër gjatë fundjavës, angazhuan në një aksion pastrimi në qytetin e gurtë.

Ata u bënë thirrje banorëve që ta mbajnë natyrën të pastër ashtu si edhe shtëpitë e tyre.

“Shtëpitë tuaja janë të pastra dhe rregullta, përse jashtë është kështu miq, ju lutem më thoni? “ shprehen të huajt.

Një shtetase amerikane që prej pak kohësh jeton në Gjirokastër u shpreh se është e kënaqur nga progresi i vendit, por shqiptarët sipas saj, duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e natyrës.

“Unë jetoj këtu. Ndjehem mirë për të gjithë progresin që ka bërë Gjirokastra dhe Shqipëria. Keni natyrën dhe ushqimin dhe njerëzit më të mirë. E vemja gjë që mungon është kultura e mbrojtjes së mjedisit”, theksoi ajo.

Ndaj të mahnitur siç thonë nga dhurata e natyrës dhe trashëgimia historike turistë të huaj nga disa vende të botës të ndodhur në qytetin e gurtë u dhanë një mesazh të fortë shqiptarëve. Ata iu bashkuan një grupi të rinjsh për të pastruar rrugën që të çon tek Ura e Ali Pashë Tepelenës.

“Unë jam nga Tajvani. Jam në Shqipëri për tre ditë! Ndaj dua tu them shqiptarëve se ju jeni të bukur, por po kaq të bukur duhet të mbani natyrën.” u shpreh njëri prej turistëve.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë