MENU
klinika

Republika e Maqedonisë së Veriut

U miratuan me emrin e ri, Ivanov nuk dekreton ligjet

12.03.2019 - 09:31

Presidenti George Ivanov ka refuzuar të dekretojë 11 ligjet që janë miratuar me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriu.

Gjithashtu mësohet se bëhet fjalë për ligje me natyrë ekonomike, marrëveshje për bashkëpunim mes shteteve, marrëveshje për shërbimet e sigurisë, për shërbime në armatë, ligjin për komunikime elektronike, për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik e të tjera.

“Gjatë ushtrimit të funksionit, gjithmonë ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë”, ishte kjo arsyeja që presidenti Ivanov dha për mos-dekretimin e 11 ligjeve.

Kujtojmë që Ivanov e ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, të arritur më 17 qershor, 2018, duke thënë se ajo nuk është në interesa të shtetit.