MENU
klinika

Ana e panjohur

U vra dje, Ibrahim Bilali, aktori që interpretonte krah Bujar Lakos tek “Gabimi”

31.03.2019 - 16:02

Ibrahim Bilali u ekzekutua së bashku me të vëllanë, ditën e djeshme, dhe pas kësaj ngjarjeje kanë nisur të shfaqen anë të panjohura të jetës së tij.

Pak kush mund të kujtohet se ai, një nga kalorësit sportiv më të mirë të hipizmit deri në vitin 1994, ka interpretuar edhe në një film shqiptar.

Ishte viti 1986, kur Baçi, Astriti por edhe shumë të tjerë amatorë të hipizmit, interpretuan vetveten në filmin shqiptar “Gabimi”. Një pjesë e këtij filmi u xhirua tek ish- Zooteknika e sotme, ku zhvilloheshin rregullisht gara hipzmi dhe Ibrahimi dhe Astriti shkëlqenin. Baçi interpretoi përkrah yjeve të ekranit si Bujar Lako, Rajmonda Bulku, Ilia Shyti etj.

Më poshtë, mund të ndiqni filmin e ngarkuar në internet për të njohur edhe një anë tjetër gati të pa shpaqur deri tani të Ibrahim Bilalit.