MENU
klinika

Dita e 143-të

“Unaza e Re”/ Protestuesit bllokojnë rrugën sërish

26.03.2019 - 19:24

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre.

Në ditën e 143 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Mundohen që t’i rrisin fëmijët po ti nuk don e ke bërë Shqipërinë një ishull më vete që kërkon ta vjedhës dhe rropatesh. Ti nuk ke veshë për t’i dëgjuar sepse t’i ke linjën tëndë Edi Rama. Por sot më shumë se kurrë populli shqiptar e ka kuptuar se Edi Rama ka ikur.

unaza e re-konica.al
unaza e re-konica.al

Unë kam fenomenin Edi Rama si kryeministër që je ti. Edi Rama ti je me dy standarte. Për popullin nuk ke menduar kurrë. Nuk mendon ai për politika sociale, ai ka mendjen për të zbatuar atë që i thonë vetëm oligarkët e tij, prandaj do ta shëmbe.

Ai teatër ka histori dhe aty e ka zanafillën teatri shqiptar. Dhe do mbrojmë me gjak demokracinë dhe shtetin ligjor. Dje në një konferencë, Edi Rama tha se jemi mirë. Shko gjej ndonjë prift dhe bëj seanca ekzorcizmi, të të heq djallin që ke brenda.”– u shpreh një nga banorët.