MENU
klinika

Lista

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ Presidenca publikon kandidatët

26.03.2019 - 17:21

Presidenca ka publikuar sot listën e kandidatëve për gjyqtarë për në Gjykatën Kushtetuese, ku 13 gjyqtarë kanë dorëzuar aplikimet për vendin vakant.

Presidenca informon se pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Z. Alban Brati
2. Znj. Arta Vorpsi
3. Z. Avni Shehu
4. Znj. Elsa Toska
5. Znj. Fiona Papajorgji
6. Z. Ilir Mustafaj
7. Znj. Irena Reso
8. Znj. Kestrin Katro
9. Z. Klodian Rado
10. Z. Kostandin Kazanxhi
11. Znj. Marsida Xhaferllari
12. Znj. Mimoza Qinami
13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Më tej, informohet se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.