MENU
klinika

Luke Perry

Vdes ylli i “Beverly Hills 90210”

04.03.2019 - 20:00

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 52-vjeçare Luke Perry, “Dylani” i famshëm i “Beverly Hills 90210”.

Aktori pësoi një hemorragji cerebrale të enjten e kaluar, ndërsa ditën e sotme fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Aktori nuk ka arritur t’i mbijetojë një hemorragjie cerebrale në tru që e goditi disa ditë më parë në shtëpinë e tij në Californi.

I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish-bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit. Pavarësisht se para disa ditësh ishte njoftuar një reboot i 90210, Perry nuk kishte firmosur për të qenë pjesë e kastit.

BEVERLY HILLS 90210 cast