MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

Veliaj: Çfarë do të kërkoi nesër në shesh me Ramën?

22.03.2019 - 08:29

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu Zgjuar”, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj bëri me dije se do të jetë zyrtarisht kandidati i PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit.

Veliaj tha se shpalljen e kandidaturës do e bëjë nesër në orën 11:00 tek sheshi “Skënderbej”.

Nesër do të mbahet Kongresi Elektoral i PS, është ndarë në dy pjesë, do nisë rreth orës 10:00 me diskutime për platformën e bashkëqeverisjes, ndërsa fokusi i dytë do jetë tek bashkitë, do tregojnë bashkiakët historinë e suksesit. Më pas do dalim në shesh bashkë me kryeministrin.

Në orën 11:00 nesër kemi ftuar gjithë qytetarët e Tiranës. Ka shumë demokratë që do jenë nesër, ia kanë parë hairin Tiranës. Shohin më shumë çerdhe, kopshte, pastrimin. Mezi pres që nesër të takoj edhe shumë demokratë. Ne do të kemi këtë seancë aty. Pastaj do rikthehemi në Pallatin e Kongreseve”,- tha Veliaj.

Një risi tjetër që u zbulua sot ishte edhe fakti që për herë të parë bashkë me kandidaturën, Veliaj do të shpallte edhe listën e këshillit bashkiak.

Nesër 100 ditë para zgjedhjeve do të kemi edhe 100 kandidatë për Tiranën”.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve