Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, reagoi ndaj akteve të fundit të djegies së kazanëve dhe koshave të mbeturinave nga militantët e opozitës në kryeqytet.
Veliaj i cilësoi aktet, dëshpërim të Partisë Demokratike duke e cilësuar atë si Parti të dhunës.
Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku thekson se ata që sot bëjnë akte të tilla dhune, provuan se gjatë katër viteve që drejtuan Bashkinë e Tiranës, nuk e deshën dhe nuk i shërbyen qytetit.
“Zjarret në TR në të njëjtën kohë me tritolet e shtyllave të tensionit, janë akte dëshpërimi të Partisë së Dhunës (PD) E drejtuan TR 4 vite, kurrë nuk e deshën e i shërbyen. Aktet antike me zjarr, bojë, vezë e tritol janë sjellje humbësash! Tirana që Duam në 23 Mars”, shkruan Veliaj.