MENU
klinika

Vendim për shembjen e 25 objekteve

Banorët e Këlcyrës ngrihen në protestë

04.03.2019 - 11:55

Ditën e sotme në Këlcyrë banorët janë ngritur në protestë para Bashkisë.

Kjo protestë ka ardhur pas vendimit për shembjen e 25 objekteve në qendër.

Mes këtyre objekteve ka edhe shtëpi banimi të ngritura vite më parë.

Banorët e prekur nga ky vendim janë mbledhur para Bashkisë për t’u takuar me kreun e saj, por nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe demokrati Tritan Shehu.

Postimi i Shehut:

Ne Kelcyre po perseritet nje “Astir” i dyte!

Sot ne ate bashki po protestohet kunder arbitraritetit dhe arrogances qeverisese, lokale dhe qendrore.
Kerkohet te shemben 25 objekte ne qender te Kelcyres, midis te cilave shume shtepi banimi te ndertuar aty vite e vite me pare.

Banoret po protestojne per tu njihur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shteteror, por i pa realizuar.

Kerkojne qe me tej qe nqs ky projekt do te realizohet, shpronesimi te behet mbi cmime reale dhe jo arbitrare e qesharake ne vlere keto.

Fatkeqesisht per keto kerkesa te drejta, te adresuara nga qytetaret prej javesh ndaj Bashkise se Kelcyres dhe institucioneve te tjera shteterore, ka vetem nje heshtje, duke shtuar keshtu dyshimet edhe per nje veper korruptive aty.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!