MENU
klinika

Gati në maj

Vendimi/ Shqipëri-Kosovë, pa Roaming

10.03.2019 - 13:36

Tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të hiqen që në muajin Maj, deklaron zv. Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, për Radion Europa e Lirë.

Limaj është njëkohësisht edhe koordinator për monitorimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Marrëveshja për eliminimin e tarifave roaming mes dy vendeve është pikërisht një prej këtyre marrëveshjeve.

“Kosova është gati të implementojë marrëveshjen për roaming dhe mendoj se edhe Parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë do ta marrin shumë shpejt këtë vendim në mënyrë që mos të kemi më probleme me roaming duke filluar prej muajit Maj.”

Nga kjo marrëveshje pritet të fitojnë ndjeshëm qytetarët e të dy shteteve, sidomos gjatë muajve të verës, kur edhe fluksi i hyrje-daljeve mes dy vendeve është mjaft i lartë. Heqja e tarifave roaming përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove të qytetarëve për telefoninë celulare.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, nën tutelën e Bashkimit Europian, janë duke negociuar për heqjen e tarifave roaming në të 6 vendet, por ky vendim duket se nuk do të vijë përpara vitit 2021.  Heqja e tarifave roaming do të thotë se, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës  mund të përdorin lirisht operatorin e tyre telefonik në të dy shtetet, pa kosto shtesë.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria