MENU
klinika

Kemi përmbushur kriteret

Veseli: Liberalizimi i vizave të mos jetë peng i burokracisë

30.03.2019 - 12:07

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’u japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për lëvizje të lirë. Veseli ka pohuar se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet, por konsideron se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, janë pengesa për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kryeparlamentari kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për proceset të cilat duhet të kalohen deri tek liberalizimi i vizave për zonën Schengen.

Ne presim që Bashkimi Evropian definitivisht t’iu japë mundësinë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si gjithë qytetarëve të tjerë atë drejtë e cila iu takon. Fakti është se Kosova, tanimë për fat të mirë edhe BE-ja e pranon, se teknikisht ka përmbushur të gjitha kriteret. 

“BE është duke kaluar në disa faza të cilat nuk janë normale gjatë gjithë ekzistencës të cilën e ka pasur. Si do që të jetë, ata duhet ta bëjnë këtë, është edhe në interes të tyre edhe në interesin e kredibilitetit dhe të ardhmes së BE-së për ato vlera që i promovojnë… e jemi qytetarë evropianë, ne kemi përmbushur të gjitha kriteret më shumë se çdo vend tjetër po presim që BE në momentin më të volitshëm ta marrë këtë vendim”.

Kreu i Kuvendit tha se kosovarët janë qytetarë evropianë dhe se kriteret për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimi Evropian i kanë plotësuar më shumë se të gjitha vendet e tjera. Ai është i bindur që BE-ja do të ketë vendim pro lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit