Deklarata e presidentit Meta, i cili tha se është i gatshëm të vetësakrifikohet që në vend të mos instalohet një juntë ushtarake, nuk ka kaluar pa u komentuar as në mbyllje të Kongresit të PS-së.
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në mbyllje të kongresit tha se kreu i shtetit duhet të rrijë i qetë pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe deklaratën e presidentit e quajti thjesht si “ëndrra të këqija”.
“Sipas fjalës së kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga presidenca dhe besoj se edhe presidenti është qetësuar, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s . Dhe besoj së është qetësuar për ëndrrat e këqija që kish parë para pak ditësh”, tha Balla.