09.03.2019 - 08:24
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.
Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.
Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017.
Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë.
Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.