MENU
klinika

Sekuestrohen 328 kg kanabis

Vlorë/ Policia godet grupin kriminal, 10 të arrestuar

20.03.2019 - 18:59

Dhjetë persona janë arrestuar nga policisa e Vlorës, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Petruna’. 

Operacioni u zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, me qëllim goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. U sekuestruan rreth 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese në gjirin e Petrunës.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:

E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit

S. D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit

A. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në Orikum Vlorë, anëtar i grupit kriminal

G. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal

N. S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

O. P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

E. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.

Operacioni nisi tre ditë më parë me kërkimin dhe gjetjen e dy mjeteve lundruese, që dyshohej se këta shtetas do t’i përdornin për të trafikuar lëndën narkotike drejt Italisë. Organizatorët e këtij grupi kriminal, për t’iu shmangur policisë kishin parkuar në vendbazimin e gomoneve, mjete të tjera lundruese të prishura, ndërsa dy mjetet e rregullta u gjetën nga Policia, njëra në gjirin e Shën Janit dhe tjera në Dukat të Vlorës.

Më pas është bërë krehja e një zone të gjerë në Karaburun, ku në gjirin e Petrunës, forcat policore bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike të fshehur, me peshë totale 328 kg, si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasëve O.P dhe E.M, të cilët po ruanin lëndën narkotike.

Në këtë operacion policor janë përfshirë rreth 80 forca policore, Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda, mjete lundrimi të Delta – Forcës, Policisë Kufitare si dhe mjete të Policisë të DVP-Vlorë.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, vazhdon puna për dokumentim më të plote të aktivitetit kriminal të kryer nga ky grup i strukturuar kriminal, si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.156 të vitit 2018, të drejtuar nga Prokurorët e Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Manjola Kajana, procedim i rregjistruar për veprën penale të “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ku në funksion të këtij procedimi më datë 29.08.2018 në bashkëpunim me autoritetet italiane, janë sekuestruar në brigjet e Italisë 700 kg kanabis, 1 gomone e cila shërbeu për trafikimin e lëndës si dhe janë arrestuar shtetasit A.R dhe D.K.

Policia e Vlorës është tërësisht e angazhuar, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier