MENU
klinika

Populli grek do ta kuptoj mesazhin

Voutsis optimist për marrëveshjen e Prespës

19.03.2019 - 14:45

Kryetari i Kuvendit të Greqisë ndihet optimist ne lidhje me mesazhin e Prespës.

 

Nikos Voutsis tha se është optimist se së shpejti populli grek do të kuptojë mesazhin pozitiv të marrëveshjes së Prespës.

Votsis ka përmendur zgjidhjen e kontestit  midis dy vendeve.

Jam shumë optimist se muajin e ardhshëm dhe deri në zgjedhjet evropiane, por edhe deri në zgjedhjet kombëtare populli jonë më shumë, do të kuptojë mesazhin pozitiv të zgjidhjes disa vjeçare të problemit”, tha Voutsis.

Gjithashtu ai ka folur edhe për takimin e së premtes me Dimitrovin, e theksoi se kaloi shumë mirë, ndërsa kjo tregohet edhe me atë se nuk kishte reagime nga forcat tjera politike.

Kemi dhënë deklarata të detajuara, publike si ministri për punë të jashtme edhe unë”, ka thënë Voutsis.