MENU
klinika

Çfarë u vendos?

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata merr vendimin e papritur për Ervin Matën

04.03.2019 - 09:18

U vetëdorëzua pak ditë më parë, por ndonëse Prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’ për Ervin Matën, Gjykata e ka liruar.

Ditën e sotme mësohet se Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Ervin Mata akuzohet për ngjarjen e në ish-Bllok, më 4 tetor të 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.

Ervin Mata e Mevjol Billo u larguan nga vendngjarja menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Mata e Billo u shpallën në kërkim që në tetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se Mata ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje duke deklaruar se e sulmuan dhe se nuk është ai autori i vrasjes së Fabiol Gaxhës.

“Nuk kam lidhje me vrasjen, mua më sulmuan. Ika nga vendi i ngjarjes se u frikësova. Nuk e kam vrarë unë fabiol Gaxhën”, ka deklaruar Mata në polici për konfliktin në lokal ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!