MENU
klinika

Nga Aurenc Bebja/ Në Shqipërinë 1924-ës

Vrasja e 4 turistëve amerikanë dhe reagimi i fortë i Tiranës

31.03.2019 - 19:32

Gazeta franceze “Le Radical” ka botuar, të premten e 11 prillit dhe të shtunën e 19 prillit 1924, në ballinë, dy shkrime në lidhje me vrasjen e katër turistëve amerikanë në Shqipëri.

Vrasja e dy amerikanëve

Xhandarmeria shqiptare vret tre nga vrasësit dhe plagos të katërtin.

Londër, 10 prill.

Një mesazh nga Tirana njofton se xhandarmëria shqiptare ka hyrë në kontakt me gjashtë nga vrasësit e dy amerikanëve, Zotërinjtë George Bowen de Long, nga New York-u, dhe Robert-Louis Coloman.

Pas një lufte të ashpër, tre nga vrasësit u vranë dhe një i katërt u plagos.

Gjendja e shtetrrethimit është shpallur në zonën në të cilën supozohet të jenë strehuar banditët.

Qeveria është e vendosur të vazhdojë të veprojë me ashpërsinë më të madhe për të kapur banditët, të gjallë ose të vdekur.

Le Radical, ballinë, e shtunë, 19 prill 1924 – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Korrespondenti i “Chicago Tribune” shkruan nga Athina :

Sipas një shkrese të marrë nga autoriteti ushtarak grek i Epirit drejtuar ministrit grek të luftës, trupat e dy amerikanëve të vrarë nga banditët shqiptarë u gjetën një ditë më parë në zonat e pyllëzuara pranë qytetit të Tiranës.

Kjo vrasje e re, nëse konfirmohet, do të sjellë në katër numrin e viktimave amerikane nga banditët shqiptarë.

Kujtojmë se dy amerikanë të tjerë të pasur u vranë në të njëjtin rajon pak javë më parë.

Sipas kësaj shkrese, njerëzit e vrarë një ditë më parë ishin turistë amerikanë të bashkangjitur suitës së z. Pierpont Morgan. Vrasja u krye nga një bandë prej pesëmbëdhjetë burrave që u ngritën kurth amerikanëve.

Ky krim i ri kundër shtetasve amerikanë ka shkaktuar zemërim në qarqet zyrtare shqiptare.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe