MENU
klinika

Vrasja e "Nardit të Thethit"

Zbardhet dëshmia e 3 të arrestuarve

26.03.2019 - 11:04

Një ditë më parë në prangat e policisë ranë tre shtetas të dyshuar si bashkëpunëtorë kryesorë në vrasjen e Ferdinand Polisë në Shkodër.

Gjatë ditës së sotme tre të arrestuarit janë marrë në pyetje nga Policia e Shkodrës.

Mësohet se ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

Kujtojmë që tre personat e rënë në prangat e policisë janë Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini.

Ndërkohë në kërkim policia ka shpallur shtetasin K.S i dyshuar si autor i vrasjes të Nard Polisë.

Sipas njoftimit të policisë, këta tre persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip Audi viktimën Nard Polia.