MENU
klinika

Vrasja e "Nardit të Thethit"

Zbulohet emri i autorit të krimit

27.03.2019 - 12:01

Tre personat e dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasësit të biznesmenit 32-vjeçar Nardi Polia janë lënë sot në burg me vendin të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Gjykata vendosi masën arrest me burg për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini.

Mësohet se gjatë seancës së sotme është zbuluar emri i personit që ka qëlluar mbi “Nardin e Thethit”.

Dyshohet se vrasja është kryer nga Kristian Sulaj, ky i fundit është vëllai i Alfred Martinit, por ai ka ndryshuar gjeneralitetet.

Kristian Sulaj dyshohet se ka kaluar përmes pikës kufitare të Murriqanit dhe është larguar nga Shqipëria.