Janë publikuar detaje të reja mbi ekzekutimin mafioz të 44-vjeçarit shqiptar në shtetin spanjoll.
Sipas medias spanjolle“La Verdad”, shqiptari punonte si një truprojë, ndërsa ka dyshime se vrasja të jetë bërë për shlyerje të hesapeve kriminale.
Shqiptari i identifikuar si Dedë Dokaj, 44 vjeç, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës, përpara se të vritet me plumb në kokë, është torturuar. Media e Spanjës ka publikuar edhe foton e tij. Autorët ia kanë prerë gishtin e njërës dorë, kanë shkulur thonjtë e gishtave të këmbëve dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.
Hetuesit shprehen se pas torturave ç’njerëzore, Dedë Dokaj është vrarë me një plumb në kokë. Vrasja ka qenë gjakftohtë dhe prokurorët e çështjes dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist. Në të njëjtën kohë, fakti që ai ishte një viktimë e këtyre torturave të tmerrshme për orë të tëra tregon se vrasësit e tij mund të ketë çuar në një zonë të sigurt për ta.
Shqiptari kishte punuar për muaj të tërë në zonën e Malagës dhe po punohet mbi faktin nëse shqiptari atje ishte përfshirë në aktivitete kriminale apo ilegale. Hetuesit thanë se në trupin e Dedë Dokajt janë gjetur lëndime të rënda. Kjo për hetuesit tregon se vrasësi/vrasësit kanë pasur një “urrejtje të thellë ndaj tij”.