Pas ngjarjes së rëndë sot në Shkodër ku mbetën të vrarë dy vëllezër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë zbarkuar në qytetin verior.
Mësohet se së bashku me Lleshajn dhe Veliun është edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, të cilët po punojnë ngushtësisht për zbardhjen e akteve mafioze, që kanë tronditur jo vetëm Shkodrën, por edhe qytetet të tjera të vendit.
Vëllezërit që u ekzekutua sot në Shkodër janë Astrit dhe Brahim Bilali, ndërsa pas vrasjes së tyre policia ka gjetur një makinë të djegur në Livadhe, skenë kjo pothuajse e ngjashme me çdo vrasje kriminale në vend.
Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me një “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit. Dyshohet se viktimat kanë qenë duke shkuar tek motra e tyre që jetonte shumë pranë tyre.
Në ato momente dy personat janë afruar me mjetin tip “Benz” dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku për tu larguar më pas me shpejtësi.