Mëlqinja është një bimë e rrallë që njihet për përdorimin e saj në mjekësinë popullore për trajtimin e diarresë, uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve në stomak.
Disa studime të zhvilluara kohët e fundit kanë treguar se përmbajtja e lartë e antioksiduesve tek kjo bimë ndihmon për të parandaluar lloje të ndryshme të kancerit.
Ekstrakti i mëlqinjës ka efekte të mira si në sistemin kardiovaskular ashtu edhe në atë nervor. Ai është i dobishëm edhe për trajtimin e hipertensionit, takikardisë (rrahjeve të shpejta të zemrës) dhe disa çrregullimeve nervore, si epilepsia dhe spazmat.
Studimet tregojnë se mëlqinja është e rekomandueshme të përdoret për të lehtësuar inflamacionin dhe infeksionet urinare (infeksionet e fshikëzës dhe traktit urinar), problemet gastrointestinale dhe të traktit respirator (dhimbjet e fytit, bllokimin e hundëve, sinusitin, bronkitin etj), si dhe infeksionet në lëkurë ose ato vaginale.
Por jo vetëm kaq…
Kjo bimë është efikase edhe në trajtimin e diarresë kjo sepse ka veti antibakteriale (mund të zhdukë parazitët dhe bakteret).
Me shumë siguri keni filluar të dyshoni, pasi mund t’ju duket e pabesueshme që një bimë të kryejë kaq shumë funksione por kjo është e vërteta.
Mësoni nga se përbëhet kjo bimë!
Rrënja, kërcelli dhe fruti i mëlqinjës përmbajnë alkaloide, ku më kryesori është ‘berberine’. Studimet e kryera në laborator dhe tek kafshët kanë zbuluar se ‘berberine’ ka veti antimikrobiale, antiinflamatore dhe hipotensive (ul tensionin e gjakut).