MENU
klinika

Protestat ne Serbi

Vuçiç akuza të forta ndërkombëtarëve

18.03.2019 - 14:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar vendet perëndimore dhe ambasadorët e tyre se ata po veprojnë me standarde të dyfishta.

Ai ka krahasuar hyrjen e dhunshme të protestuesve brenda Televizionit Shtetëror të Serbisë me veprimet e dhunshme të 27 Prillit në Maqedoninë e Veriut, ku situata arriti në dhunë e gjakosje të disa deputetëve dhe kryeministrit, Zoran Zaev.

“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiçit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament.Në bazë të këtij parimi, ndoshta edhe ne mundemi të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviçit për shkak se e ka lejuar fashistin Obradoviç dhe Gjillasin të hyjnë brenda. Por, vlerësoj se Nebojsha ka menduar se ka punë me persona përgjegjës dhe se një gjë e tillë nuk do t’ju bjerë ndër mend”, tha ai.

Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, deklaroi se protestuesit në Beograd janë ndikuar prej “skenarit të Maqedonisë” dhe se po mundohen që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në Serbi.