MENU
klinika

Sulmon Kosovën

Vuçiç nuk premton dialog, edhe nëse hiqet taksa!

10.03.2019 - 13:43

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, vijon të bëjë zhurmë rreth platformës së dialogut të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i shtetit serb bashkë me kryeministren dhe ministrin e Jashtëm takuan krerët e kishës serbe të cilëve u kanë dërguar platformën që e ka miratuar pala kosovare.

Patriarku Irinej, ka thënë pas takimit se kanë të njëjtin mendim me shtetin serb për zgjidhjen e ‘problemit’ me Kosovën, ndërsa Vuçiç i cili një ditë më parë i quajti banditë liderët kosovarë ka vazhduar sulmet.

Ndër të tjera, Presidenti serb ka vënë në pikëpyetje dialogun me Kosovën, edhe nëse taksa hiqet.

” Është detyrë e tyre heqja e taksës e pastaj do ta shohim se a do të ketë dialog. Nëse këto janë kushtet për vazhdimin e dialogut më mirë mos të shpenzojmë kohë dhe para për udhëtim deri në Bruksel sepse dialogu në të cilin Serbia duhet ta pranojë pavarësinë, në të cilin do të formohet tribunali ad hoc për dënimin serbëve, ku Kosovës do ti jepen ambasadat, ikonat dhe pasuria kulturore…A jeni mirë ju njerëz, çfarë po ndodh me ju, a jeni sadopak racionalë”, ka thënë Vuçiç duke iu drejtuar kosovarëve.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi